LajmeMaqedoniTopLajm

Aspasiev ndron krah, “Vërshojnë” zemrat për Ali Ahmetin

Kryetari i partisë “E Majta” Dimitar Apasiev, si duket ka “ndryshuar mendje” sa i përket BDI-së.

Edhe pse e “e majta” gjithmonë është sulmuar nga Ali Ahmeti si një parti anti shqiptare dhe pro ruse, Apasiev ka vendosur që të bëjë “paqe” me kryetarin e partisë Bashkimi Demokratk për Integrim.

Së fundmi nga një vëzhgim nga news33.tv në rrjetet sociale të Ahmetit dhe Apasiev vumë re se mes dy kryetarëve nuk kanë munguar reagimet në postimet e tyre në “Facebook”.

Në një postim të publikuar nga Ahmeti  ku akuzonte se prej vitesh partia e tij është sulmuar nga aktorë të jashtëm, Apasiev ka reaguar me një “zemër”, duke harruar që ai ka qenë një prej tyre.

Kujtojmë se më herët Apasiev ka ftuar Aleancën, Alternativën dhe Besën që siç ka thënë, “ta shfrytëzojnë mundësinë për ta dërguar BDI-në në opozitë./news33.tv

Related Articles

Back to top button
Close
Close