LajmeMaqedoniTopLajm

Vepra e Mjallkovit për rastin ”Titanik 2” vjetërsohet në Prill

Pas anulimit të seancës së kaluar, për shkak të mungesës së tij, ish drejtori i DSK, Sasho Mijallkov u paraqit sot në seancën gjyqësore për rastin “Titanik 2”. Në seancën e sotme kanë dëshmuar ish anëtarët e KSHZ-së, Boris Kondarko, Violeta Duma, Subhi Jakupi dhe Vasil Krstev.

Për lëndën “Titanik 2”, Mijallkov ishte dënuar me 3 vite burg. Sipas aktakuzës, Mijallkov nëpërmjet liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi, që ky i fundit t’i kërkojë bashkëpartiakut Bedredin Ibraimi, anëtar në KSHZ, që të votojë për shkatërrimin e një vendvotimi në Strumicë.

Lënda është në rigjykim, Gjykata e Apelit shfuqizoi aktgjykimin e shkallës së parë, sipas të cilit, Mijallkov u dënua me tre vite burg. Dënime me burg morën edhe lideri i PSDH-së Menduh Thaçi, si dhe ish anëtarët e KSHZ-së, për marrëveshje se si të votojnë për ankesat e VMRO – DPMNE-së në zgjedhjet lokale në Strumicë në vitin 2013. Ato akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa Mijallkov akuzohet për marrjen e shpërblimin për ndikim në mënyrë të paligjshme.

Shefi i Prokurorisë Publike, Gavril Bubevski, i cili përfaqëson aktakuzën për këtë lëndë, konfirmoi se, vepra e Mijallkovit vjetërsohet për katër muaj.

“Lënda vjetërsohet për katër muaj vetëm në raport të të akuzuarit Sasho Mijallkov, sepse akuzat me të cilat ngarkohet janë deri në pesë vite burg. Në lidhje me të akuzuarit e tjerë mbetet në procedurë sepse afatet për vjetërsim kanë shumë më të gjata. Megjithatë, e shihni dukshëm se gjykata po bën përpjekje që gjithë kjo të përfundojë në afat sa më të shpejtë të mundshëm. Unë shpresoj se edhe Apeli do të ketë vendim të vet në afatin e parashikuar deri në momentin kur hyn në fuqi vjetërsimi absolut” – tha Gavril Bubevski, shef i Prokurorisë Publike.

Kujtojmë se, javë më parë, Gjykata e Apelit shfuqizoi edhe aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Target Fortesa”, ku Mijallkov ishte i dënuar me 12 vite burg. Pas reagimeve të shumta në opinion, Apeli doli me sqarim se aktgjykimi shfuqizohet, për shkak se është i paqartë dhe i pakuptueshëm. /Klanmk

Related Articles

Back to top button
Close
Close