
Dalja në Kumanovë, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve deri në orën 18:30, është 44,84 për qind. Kryetarja e KZK-së në Kumanovë, Kristina Cvetkovska, informoi se vendvotimet janë mbyllur me kohë. Të drejtë vote sot kishin 94.041 votues, duke e bërë Kumanovën komuna me numrin më të madh të votuesve që votuan në 164 vendvotime.
Edhe në komunën e Likovës janë mbyllur me kohë 36 vendvotime, informoi kryetarja e KZK-së, Ajshe Demiri. Sipas KSHZ-së, dalja e fundit është 39,40 për qind. Sipas të dhënave të KSHZ-së, në komunën e Likovës ka 26.362 votues.
Në komunën e Staro Nagoriçanës përfundoi votimi, deklaroi kryetari i KZK-së së kësaj komune, Marjan Dajillovski. Sipas KSHZ-së, dalja është 61,21 për qind. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në këtë komunë të drejtë vote kanë 3.011 votues, të cilët votuan në 36 vendvotime.



