LajmeRajon

Vendimi për Manastirin e Deçanit: Lidhja e Historianëve të Deçanit kërkon dorëheqjen e kryeministrit Kurti

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mbajtur më 13.03.2024, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës që të ekzekutohet vendimi i marrë nga Gjykata Kushtetuese 8 vjet më parë në lidhje me 24 hektarë tokë që iu dhuruan Manastirit të Deçanit mbi dy dekada më parë.

Sipas Qeverisë së Kosovës, kjo do t’i hapë rrugë Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës.

Kosovës i duhen ⅔ e votave të 46 vendeve të Këshillit të Europës në mënyrë që Kosova të anëtarësohet në këtë mekanizëm.

Në mesin e shteteve që do vendosin për fatin e Kosovës janë edhe Serbia, Ukraina, Spanja, Qipro, Sllovakia, Moldavia e Greqia, të cilat nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17.02.2008

Këshilli i Europës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Europë, e themeluar në vitin 1949. Në vitin 2022, pas sulmit rus ndaj Ukrainës, KiE përjashtoi Rusinë, duke mbetur kështu 46 shtete.

Kosova e paraqiti kërkesën për anëtarësim më 12.05.2022.

Problematika e kësaj tokës nisi në vitin 1946, kur Manastirit i Deçanit u shpronësua nga disa ngastra toke.

27 vjet më parë, Qeveria serbe me Sllobodan Millosheviqin në krye, lidhi një marrëveshje me Manastirin e Deçanit me të cilën këtij manastiri i fali 24 hektarë tokë.

Ky vendim i vitit 1997 ishte zanafilla e një problematike e cila ende sot nuk është shuar.

Toka në fjalë, atë kohë kishte qenë në pronësi të ndërmarrjeve shoqërore “APIKO” dhe “Iliria”, njëra hotel e tjetra fabrikë e mjaltit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close