LajmeRajon

Vendimi i “çuditshëm” i Memli Krasniqit: E la jashtë Kryesisë njeriun që u pormovua me pompozitet kur hyri në PDK

Shaqir Totaj, ishte ndër prurjet më të mëdha në PDK, derisa kjo parti drejtohej nga Kadri Veseli.

Madje, Totaj pos që u bë njeriu kryesor në degën e PDK-së në Prizren, atij nga Kadri Veseli iu dha posti i të dytit në parti- ai i nënkryetarit, raporton Gazeta Blic.

Mirëpo, me ardhjen e Memli Krasniqit ai nuk është fare në Kryesinë e re të PDK-së.

”Jerusalemi” i dikurshëm i PDK-së përfaqësohet nga Kujtim Gashi dhe Luljeta Veselaj- Gutaj.

Totaj, i cili zyrtarisht është kandidati i PDK- së për kryetar të Prizrenit sot ka postuar edhe një status në Facebook.

Ai ka shprehur bindjen se PDK do të rikthehet me fitoren në Prizren dhe në Miteovicë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close