LajmeRajonTopLajm

UP-ja hap konkurs për pranimin e studentëve të rinj

Universiteti i Prishtinës ka bërë të ditur se ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2021/2022.

Sipas njoftimit, 6,247 studentë do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit.

“ Me kënaqësi ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2021/2022. Gjithsej 6247 studentë do të kenë fatin të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit”, thuhet në njoftim.

Për të kuptuar më shumë rreth kushteve dhe mënyrës së aplikimit mund të klikoni KËTU.

Related Articles

Back to top button
Close
Close