
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se “Akti i paralajmëruar i Edi Ramës përmes gjykatës së kapur nuk e ndryshon dot fatin e tij”.
Reagimi i ish-Presidentit vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Tiranës që riktheu për rigjykim çështjen e vulës dhe logos së Partisë Demokratike.
Meta shprehet se Rama është tmerruar nga zgjedhjet. Ai thekson se opozita do të dalë fitimtare përballë tij më 14 Maj dhe do të jetë shumë më e motivuar dhe e organizuar se më parë.
“Edi Rama ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet do ta ketë opozitën fitimtare përballë tij në 14 maj shumë më të motivuar dhe shumë më të organizuar se kurrë më parë. Fitorja nuk ndalet”, shprehet Meta./tvklan.al



