LajmeRajon

Krasniqi vazhdon vizitat te familjet, djemtë e të cilave po ikin nga Kosova shkaku i keqqeverisjes

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vazhduar vizitat e tij te familjet, fëmijët e të cilëve kanë ikur nga Kosova.

Krasniqi ka vizituar familjen e martirit Viktor Prendi nga fshati Korenicë e Gjakovës, djali i të cilit ka vendosur ta lëshojë Kosovën e të niset drejt Gjermanisë, shkruan Reporteri.net.

Përgjatë vizitave të tilla, lideri opozitar theksoi rritjen enorme të ikjes së të rinjve nga Kosova, për të cilën tha se Qeveria nuk po ka përgjigje konkrete.

“Fatkeqësisht, përgjigja e Qeverisë ndaj këtij eksodi masiv është tërësisht anemike dhe aspak serioze. Qytetarët po varfërohen çdo ditë si pasojë e çmimeve të larta, pagave të ulëta, mungesës së shërbimeve shëndetësore publike e degradimit të sistemit arsimor”, njoftoi Krasniqi ndër të tjera, në Facebook. /Reporteri.net/.

Related Articles

Back to top button
Close
Close