
Gjetjet e Barometrit tregojnë se 49.1% e kryeqytetasve e vlerësojnë punën e qeverisë vitin e kaluar me mirë/shumë mirë, ndërsa 46.6% e tyre e vlerësojnë punën e qeverisë vitin e kaluar me keq/shumë keq.
87.7% e votuesve të së majtës e vlerësojnë mirë/shumë mirë punën e qeverisë vitin e kaluar, ndërsa 11.3% e tyre e vlerësojnë keq/shumë keq.
Sa i përket votuesve të së djathtës 83.9% e tyre e vlerësojnë me keq/shumë keq punën e qeverisë vitin e kaluar ndërsa 14.4% e tyre e vlerësojnë mirë/shumë mirë.
57.1% e kryeqytetasve të paidentifikuar sipas përkatësisë partiake e vlerësojnë keq/shumë keq vlerësimin e punës së qeverisë vitin e kaluar ndërsa 31.5% e kësaj kategorie e vlerësojnë me mirë/shumë mirë punën e qeverisë. 11.4% e kryeqytetasve të paidentifikuar sipas përkatësisë partiake nuk e dinë si ka qenë puna e qeverisë vitin e kaluar.



