
Kristjan Asllani u raportua i dëmtuar disa ditë më parë. Për këtë u tha se do të humbasë fazën përgatitore të Interit në Azi.
Sot ka lajme të tjera për mesfushorin e Kombëtares shqiptare. Fabricio Romando tregon se qëndrimi i klubit është i prerë, duke kërkuar largimin.
“Interi i ka komunikuar zyrtarisht Kristjan Asllanit dhe përfaqësuesve të tij që të gjejnë një klub të ri. Këtë herë situata është ndryshe nga vitet e mëparshme.
Interi po mban një qëndrim të prerë. Asllani nuk bën më pjesë në projektin e klubit”, është raportimi i Fabricio Romanos.
Interi po ashtu synon të arkëtojë miliona euro me shitjen e Asllanit. Fakt është se asnjë klub nuk i ka përmbushur kërkesat financiare deri tani.



