
Luciano Spalletti i ka kushtuar një mesazh tepër emocionues nënës së tij, Ilva, e cila u nda nga jeta të hënën në moshën 93-vjeçare. Trajneri i Juventusit publikoi në rrjetet sociale një postim prekës, ku shkroi: “Po shkoj të fle, mbaron dita e parë pa nënën time të adhuruar”.
Më pas falënderoi të gjithë ata që i qëndruan pranë në këtë moment të vështirë:
“Kur dashuria dhe miqësia janë kaq të forta, arrijnë të gjejnë vend dhe të sjellin pak frymëmarrje edhe në dhimbjen më të madhe.
Sot, pa ju, do të kishte qenë shumë më e vështirë. Ju falënderoj nga zemra të gjithëve. Natën e mirë, mami. Do të të dua përgjithmonë”.



