KurioziteteLajme

Vendi ku nuk lejohet të jesh jashtë nga ora 10 deri në 17: Jeta është e barabartë me ferr, njerëzit punojnë nga mesnata, por kanë ilaçe falas dhe nuk paguajnë taksa

Dielli i pamëshirshëm ka detyruar autoritetet e vendit të prezantojnë një ligj që i ndalon njerëzit të dalin jashtë kur vapa është në kulmin e saj.

Walid Alkami është një udhërrëfyes turistik dhe banor i Kuvajtit, ku vapa e pamëshirshme i detyron banorët të ikin gjatë verës.

Burri që është rritur në qytetin më të nxehtë në botë dëshmon se çdo vit aty po bëhet gjithnjë e më e nxehtë.

 

 

 

Walid ka kaluar gjithë jetën e tij në Kuvajt, vendi ku udhërrëfyesi thotë “askush nuk lëviz kurrë”.

Më 21 korrik 2016, stacioni i motit Mitribah në Kuvajtin verior regjistroi një temperaturë prej 54 gradë Celsius (e cila është temperatura e tretë më e lartë në botë).

Shkencëtarët e klimës paralajmërojnë se vendi po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, me temperaturat që parashikohet të rriten me rreth 5.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit në krahasim me vitet 2000.

 

 

 

Në vitin 2021, temperatura arriti mbi 50 gradë Celsius për 19 ditë, një rekord që mund të thyhej këtë vit.

“Për momentin moti është perfekt. Është 19 gradë në mëngjes, 17 gradë në mbrëmje. Por në mes të qershorit, temperaturat i kalojnë 50 gradë. Është qyteti më i ngrohtë në botë”, tha udhërrëfyesi turistik Walid.

“Të gjithë përpiqen të qëndrojnë brenda, sepse kudo në Kuvajt është me ajër të kondicionuar. Shumica e banorëve i shpëtojnë vapës dhe fluturojnë jashtë Kuvajtit. Bizneset po mbyllen. Me ligj nuk mund të punosh jashtë nga ora 10 deri në 17, kështu që punëtorët punojnë nga mesnata deri në mëngjes”.

 

 

 

Kondicionerë ka pothuajse në të gjitha ambientet publike të mbyllura, ndërsa rrugët janë të mbuluara me spërkatës. Ndalimi i qeverisë për punën në natyrë nga ora 10:00 deri në orën 17:00 është në fuqi gjatë muajve të verës dhe është krijuar për të parandaluar vdekjen e njerëzve në motin gjithnjë kërcënues.

Megjithatë, nëse shkoni në Kuvajt me nxitim, mund të vini re se rregulli nuk zbatohet kudo. Punëtorët që kanë emigruar së fundmi në vend punojnë në temperatura të larta, duke mbuluar të gjithë trupin, nga koka te këmbët, për të shpëtuar sa më shumë nga dielli i pamëshirshëm.

 

“Kuvajti po bëhet më i nxehtë. Kështu ka qenë prej vitesh. Çdo vit po bëhet gjithnjë e më e nxehtë. Unë shqetësohem për ngrohjen globale. Çdo disa vjet rritet me gjysmë shkalle. Por ne nuk do të lëvizim”, tha Walid.

“Këtu monedha është një nga më të fuqishmet në botë, ne paguajmë taksë zero, gjithçka subvencionohet nga qeveria, çmimet e karburanteve janë dy herë më të ulëta se Arabia Saudite. Ilaçet dhe arsimi janë falas”, tha Walid Alkami.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close