LajmeSport

Brazili kundër FIFA dhe UEFA: S’luajmë nëse mungon sistemi “VAR”

Ndeshja mes Spanjës dhe Brazilit nuk ishte aspak miqësore, të paktën në fushë. Tensioni ishte i dukshëm gjatë gjithë ndeshjes, me një rezultat gjithmonë të pasigurt, i karakterizuar nga një epërsi e dyfishtë e spanjollëve që u përmbys nga miqtë si dhe nga dy gola me penallti të shënuar në finalen e takimit.

Spanja përfitoi dy penallti (Brazili një), duke shkaktuar por zemërimin e disa anëtarëve të Seleçao. Arsyeja? Mungesa e asistencës VAR, me disa lojtarë që pretendojnë se të paktën një nga dy penalltitë nuk do të ishte shpallur nëse teknologjia do të ishte e pranishme. Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit (CBF), Ednaldo Rodrigues, njoftoi se CBF do të informojë FIFA-n se jo vetëm në ndeshjet zyrtare, por edhe në ndeshjet miqësore, është e detyrueshme përdorimi i VAR-it. Të paktën kur Brazili del në fushë.

Rodrigues shprehu zhgënjimin e tij që futbolli në Europë është kaq i avancuar, por i mungon një element vendimtar si VAR në një ndeshje të madhe si kjo. Më tej, numri një i futbollit brazilian ka kritikuar edhe UEFA-n, duke theksuar se duhet të jetë më kërkuese sa i përket përdorimit të VAR.

Ai theksoi se CBF përdor rregullisht VAR në gara të ndryshme kombëtare, duke përfshirë garat për femra dhe të rinj, duke e pozicionuar Brazilin si vendin me përdorimin më të lartë të kësaj teknologjie në nivel global. Prandaj, sipas Rodrigues, nuk ka asnjë arsye që VAR-i të mos përdoret edhe në ndeshje të këtij lloji.

Related Articles

Back to top button
Close
Close