BotaLajmeTopLajm

Vendbanime të reja hebreje në Bregun Perëndimor

Qeveria e Izraelit ka marrë vendim për ndërtimin edhe të 22 vendbanimeve hebreje në Bregun e okupuar Perëndimor, diçka që autoriteti palestinez e ka quajtur veprim të rrezikshëm. Izraeli po përpiqet me çdo kusht ta parandalojë krijimin e shtetit të pavarur palestinez, ka thënë zëdhënësi i këtij autoriteti.

Izraeli ka njoftuar për aprovimin e zgjerimit të vendbanimeve të reja hebreje në Bregun e okupuar Perëndimor. Ministrat izraelitë kanë thënë se kanë miratuar 22 vendbanime të reja. Disa vendbanime tashmë ekzistojnë por si ilegale, të ndërtuara pa miratimin qeveritar, por që tani me vendimin e ri të qeverisë, ato do të legalizohen.

Këto vendbanime herreje, që gjerësisht konsiderohen si të paligjshme sipas të drejtës ndërkombëtare, edhe pse Izraeli nuk e pranon këtë, janë një nga çështjet më të diskutueshme mes Izraelit dhe palestinezëve.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka thënë se ky vendim e parandalon krijimin e shtetit palestinez i cili do të rrezikonte Izraelin. Ndërsa palestinezët, vendimin e ri e kanë quajtur përshkallëzim të rrezikshëm.

Izraeli, që nga okupimi i Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit Lindor, ka ndërtuar rreth 160 vendbanime të tilla ku banojnë rreth 700 mijë hebrenj.

Vendimi për zgjerimin e vendbanimeve të reja hebreje apo legalizimin e atyre që tashmë janë ngritur por edhe që do të ndërtohen të reja, paraqet zgjerimin më të madh ndër dekada që ka bërë Izraeli në Bregun Perëndimor.

Nabil Abu Rudeineh, zëdhënësi i presidentit të autoritetit palestinez Mahmboud Abasit, që qeveris me pjesë të Bregut Perëndimor që nuk ndodhet nën kontrollin e plotë të Izraelit, veprimin e Izraelit e ka quajtur përshkallëzim të rrezikshëm dhe e ka akuzuar Izraelin se po e tërheq rajonin në një cikël të dhunës dhe jostabilitetit.

Izraeli po përpiqet me çdo kusht ta parandalojë themelimin e shtetit të pavarur Palestinez, ka thënë Rudeineh.

Related Articles

Back to top button
Close
Close