LajmeRajon

Veliaj humb në Kushtetuese kërkesën për anulimin e procesit gjyqësor

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese nuk pranoi të kalojë për shqyrtim në seancë, padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, për shpalljen të pavlefshëm të vendimit të gjyqtares së parë Etleva Deda, e cila vendosi kalimin në gjyq të dosjes së SPAK, duke i hapur rrugë nisjes së procesit gjyqësor.

Kryebashkiaku Erjon Veliaj kërkonte shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit të marrë më 9 shkurt të vitit 2026, nga gjyqtarja e posaçme e seancës paraprake, Etleva Deda. Në këtë vendim, gjyqtarja kaloi për gjykim dosjen Veliaj, 1 vit pas arrestimit të tij.

Po ashtu, qytetari i parë i Tiranës, kërkonte që të gjitha seancat gjyqësore që pasuan këtë vendim të Etleva Dedës më 9 shkurt 2026, të shpalleshin të pavlefshme.

Çfarë kërkonte Erion Veliaj

1. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr. 29, datë 09.02.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (vendim i gjyqtarit të seancës paraprake znj. Etleva Deda);

2. Pavlefshmëria e të gjitha seancave të zhvilluara në lidhje me procedimin penal nr. 27/2024 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pas datës së dhënies së vendimit nr. 29, datë 09.02.2026 të gjyqtarit të seancës paraprake znj. Etleva Deda;

3. Konstatimi i papajtueshmërisë me Kushtetutën të paragrafit të parë, germa “a”, të nenit 332/gj të Kodit të Procedurës Penale;

4. Konstatimi i papajtueshmërisë me Kushtetutën të nenit 14 të ligjit nr. 95, datë 06.1.2026 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”;

Related Articles

Back to top button
Close
Close