
Disa qytetarë të Kumanovës kanë denoncuar për disa mbishkrime ku shihet se ka përmbajtje antishqiptare.
Sipas tyre, këto mbishkrime “vdekje për shqiptarët” dhe “vrite there që shqiptari të mos ekzistojë” janë në afërsi të hekurudhës Vaksincë – Reçicë në rajonin e Kumanovës.
Kujtojmë se ditë më parë edhe në Gostivar kishte grafite të tilla me mesazhe antishqiptare. Top24.



