BotaLajme

Varhelyi: BE, 7 mln euro për të mbështetur vaksinimin në Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Europian ka nisur një projekt të ri rajonal mbi 7 milionë euro për të mbështetur fushatat e vaksinimit në Ballkanin Perëndimor.

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi komentoi se kjo shifër e akorduar ka për qëllim të ndihmojë në përgatitjen e rajonit për pritjen dhe administrimin efektiv të vaksinave kundër COVID-19.

“Me këtë projekt të ri për të mbështetur fushatat e vaksinimit në Ballkanin Perëndimor në partneritet me OBSH, BE vazhdon të japë angazhimin e saj për të mbështetur partnerët tanë në trajtimin e pandemisë që nga fillimi i saj . Projekti vjen në krye të paketës sonë prej 70 milion € për të mbështetur mundësinë e vaksinave për rajonin dhe për të siguruar pajisjet e nevojshme për fushatat.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close