SportTopLajm

Valon Ahmedi largohet nga Shkëndija, prezantohet te klubi i ri

Valon Ahmedi edhe zyrtarisht karrierën e tij do ta vazhdojë në Bjellorusi, te skuadra kampione e Shakhtar Soligorsk. Këta të fundit kanë prezantuar futbollistin shqiptar, ndërsa Shkëndija i ka uruar suksese.

Ahmedi u bashkua me Shkëndijën në janarin e vitit 2020 dhe fillimisht ishte pjesë e skuadrës në gjysmën e sezonit të shkuar të ndërprerë shkaku i pandemisë me COVID-19, ndërsa ishte lojtar standard në formacion në ndeshjet europiane dhe gjysmësezonin vjeshtor të cilin “kuqezinjtë” e mbyllën në vendin e parë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close