LajmeMaqedoniTopLajm

Valmir Aziri zyrtarizon kandidaturën për kryetarë dege të BDI-së në Tetovë

Sekretari shtetërorë në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri për mes një postimi në profilin e tij në FB ka shpallur kandidaturën e tij për kryetarë dege në degën më të mnadhe të BDI ate të Tetovës, shkruan Top24.

“Zgjedhjet për Kryetar Dege të Tetovës, për anëtarë dhe për kryetar e anëtarë të këshillave vendor, vjen si rrjedhoj e rezultateve të fundit në zgjedhjet lokale. Dega e Tetovës është dega më e madhe e Bashkimit Demokratik për Integrim, duke pasur parasysh momentumin politik dhe nevojën e riorganizimit dhe ristrukturimit rrënjësor të degës, besoj fuqishëm se me një entuziazëm dhe me një përvojë serioze në menaxhim të institucioneve si dhe duke njohur thellsisht kodin gjenetik të partisë sonë, Ju garantoj që me një mentalitet fitimtarë e bashkëpunues e me një punë vetmohuese do ta rikthejm Degën e Tetovës në një degë që fiton dhe që krijon e menaxhon politika lokale e shtetërore.” shkruan Aziri, përcjellë Top24.

Aziri më tej shkruan se “Nga konsultimi paraprak me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmetin dhe me kërkesë dhe mbështetje të aktivit politik do të dorëzoj kandidaturën time për Kryetar të degës së Tetovës në ditët në vijim.”

Ndryshe deri tani zyrtarisht kundërkandidt i Valmir Azirit është drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetsorë, Faton Ameti. Top24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close