LajmeMaqedoniTopLajm

ASH thotë se BDI kopjon ASH-në, shpall konkurs për Kryetar dege

Javë më parë Aleanca për Shqiptarët hapi konkurs për Kryetar Dege, ndërsa afati për konkurim ka mbaruar dje me 23 Maj 2022. Ky model me thirje të hapur për konkurim aplikohet për herë të parë nga një parti politike siç është ASH-ja në Maqedoninë e Veriut që nga themelimi i shtetit.

Ndërkaq, Bashkimi Demokratik për Integrim ka kopjuar modelin e Aleancës për Shqiptarët dhe ka hapur konkurs poashtua për Kryetar Dege dhe konkurs për anëtarë dege dhe këshillash vendor.

Komisioni Zgjedhor i Bashkimi Demokratik për Integrim në mbledhjen e mbajtur më 19 Maj të vitit 2022 në Tetovë, ka shpallur Thirrje publike për zgjedhje të kandidatëve për anëtar të Kryesisë, për kryetar dege dhe kandidatëve për anëtar të Kryesisë së Këshillit vendor dhe të kandidatëve për kryetar të Këshillit vendor të BDI-së në degët e Tetovës, Gostivarit, Tearcës, Zhelinës, Bogovinës, Studeniçanit, Vrapçishtit, Bërvenicës, Dollnenit dhe Çashkës.

Nga ana tjetër, konkursi i Aleancës për Shqiptarët ka qëndruar i hapur shtatë ditë dhe të hënën ishte afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave. Periudhën në vazhdim pritet që të shqyrtohen të njëjtat dhe kandidatët e përzgjedhur du dorëzohen degëve për miratim në Kuvend./in7.tv/

Thirja publike e Aleancës për Shqiptarët

Related Articles

Back to top button
Close
Close