LajmeMaqedoni

Valmir Aziri prezanton zotimin e tretë nëse zgjidhet kryetar dege në Tetovë

Kandidati për kryetar dege për degën e Tetovës në Bashkimin Demokratik për Integrim, Valmir Aziri përmes një postimi në profilin e tij në FB ka publikuar zotimin e tij të tretë, përcjellë Top24.
“Nëse zgjidhem kryetar i ardhshëm i degës së Tetovës, në bashkëpunim të ngushtë me kryetarin e BDI-së dhe me kryesinë e degës së Tetovës, do të kërkojë që funksionari të mund të ushtrojë detyrën e tij në një institucion të caktuar më së shumti dy mandate.

Njëherë në gjashtë muaj, unë si kryetar i degës së Tetovës dhe kryesia e degës së Tetovës, do të organizojë takime me funksionarët e qytetit të Tetovës por edhe të atyre të cilët ushtrojnë poste në ekzekutiv dhe që puna e tyre ka impakt dhe ka të bëjë me qytetin e Tetovës ku do të diskutohen politikat, projektet dhe puna e tyre në institucionet të cilat ata udhëheqin.” shrkuan Aziri.
Aziri më tej shkruan se “Njëherë në vjet do të organizohen takime të po këtij formati por edhe me prezencë të kryetarëve dhe anëtarëve të këshillave vendor. Do të kërkohet që çdo funksionar të raportojë mbi punën e vet më së paku njëherë në vit në formë të një raporti narrativ mbi ecurinë e institucionit të tij ose të saj që udhëheq.
Gjithashtu, unë si kryetar i degës së Tetovës dhe kryesia e degës së Tetovës do të jemi në dispozicion dhe të kyçur plotësisht në krijimin e një klime mbështetëse dhe bashkëpunuese me çdo funksionar të emëruar nga qyteti i Tetovës dhe nga vendet tjera.” preton ai, përcjellë Top24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close