LajmeMaqedoniTopLajm

Valmir Aziri: Kaloi koha kur shqiptarët riheshin torturoheshin pse kërkonin arsimim

Sekretari shtetërorë në ministrinë e kulturës, Valmir Aziri gjatë fjalimit të tij para Tetovarëve evokoi kujtime nga e fëmijëria e tij dhe fmijve të tij. Aziri kujtoi kohën kur hapej UT dhe si fëmij kujtoi dhunën dhe malltretimet që u bëri sistemi veten ee vetëm pse donin të arsimoheshin, shkruan  Top24.

Aziri kujtoi se 2001 ishte përgjigja e duhur që ju dha sostemit dhe nga atëher shqiptarët filluan të mernin fatin e ture në duart e tyre.

Fjalimi i plotë i Valmir Azirit;

Të nderuar të pranishëm
I nderuar Sekretar Gjeneral i BDI-së, dhe miku im Faton S. Ahmeti!
I dashur Kryetar i Parlamentit z. Talat Xhaferi!
I respektuar zv, Kryemnistër Artan Grubi!
I dashur dhe shumë i respektuar komandant Ali Ahmeti

Sot, jam këtu për të bërë një krahasim mes jetës time dhe jetës së fëmijëve të mi dhe cilat ishin ëndrrat e mija, sfidat dhe betejat e mija dhe cilat janë sot ëndrrat , sfidat dhe betejat e fëmijëve të mi. Unë, si 17 vjeçar isha mbi pullazin e betont të objektit të parë të Universitetit të Tetovës nga ku po fotografoja të entuziazumarit për hapjen e Universitetit të parë shqiptarë në Republikën e Maqedonisë. Mirëpo vetëm pse kërkuam që të arsimohemi në gjuhën amëtare, neve ato ditë na rrahën, na torturuan dhe na vranë. Kjo ishte përgjigjja e shtetit ndaj çdo përpjekje të shqiptarëve për të bërë diçka në kontekst të arritjes së ndonjë të drejte në fushën e arsimit, punësimit avansimit dhe përfaqsimit në shtet. Si çdo kush tjetër edhe unë deri në moshën time 22 vjeçare, kam përjetuar në lëkurën time, në mënyrën më brutale politikat shovene të Qeverisë së atëhershme, segregimin sistemor që na e bënte shteti si shqiptarë, ku ne ishim qytetarët jo të rangut të dytë por ky sistem me ne u sillte si të ishim kancer i këtij shteti. Çdo institucion ishte i dizajnuar dhe çdo ligj ishte i krijuar për të diskriminuar shqiptarët në mënyrë sistematike. Andaj viti 2001, ishte momenti kur u dha kushtrimi për ti dalë zot vetes e për të luftuar për një jetë të dinjitetshme, për të luftuar që të jetojmë të lirë dhe të krijojmë mundësi dhe ardhmëri për ne dhe për gjeneratat që do vijnë pas.
Sot, pas një periudhe dy dekadëshe, nëse do të ofroheshte e njejta marrëveshje e Ohrit do ta kisha nënshkruar me dy duar, pasi ajo luftë, ndali segregimin, ajo luftë na e solli lirinë, ajo luftë e ndryshoi mendësinë dhe mënyrën e të funksionuarit në këtë shtet, ajo luftë solli që vajza ime Era tani 17 vjeçare, të ketë ëndrra tjera, sot vajza ime nuk e ka problem arsimimin në gjuhën amëtare, sot vajzës time i jepet mundësia që të përzgjedh në cilin prej tre Universiteteve shqiptare shtetërore të ndjek studimet, sot Era ime nuk e ka të ndaluar identifikimin e saj me simbolet kombëtare, sot fëmijët tanë jetojnë të lirë në një shtet ku më shteti nuk krijon politika për ti asgjësuar ëndrrat e tyre por krijon politika për realizimin e ëndrrës së çdo fëmije në këtë shtet.
Ne luftuam që sot gjeneratat e reja, mjekët e rinjë, inxhinierët e rinjë, shkencëtarët e rinjë, artistët dhe krijuesit e rinjë të mund të jenë të instaluar në të gjitha poret e sistemit, sot përfaqësuesit e shqiptarëve mendojnë, flasin dhe veprojnë shqip në instancat më të larta qeveritare e deri te pushteti lokal. Sot institucionet, spitalet, universitetet, policia dhe ushtria gumzhinë nga e folura në gjuhën shqipe, pra sot më shumë se kurrë jemi vet shteti.
Andaj po them që mirë kemi vepruar. Mirë kemi vepruar kur kemi rezistuar dhe e kemi luftuar sistemin dhe mirë kemi bërë që e kemi nënshkruar marrëveshjen e Ohrit, marrëveshje kjo që solli të gjitha të arriturat e lartë përmendura.
Mirëpo i dashur komandant, Erlisi djali im që është vetëm 12 vjeç, një ditë po më sqaronte në mënyrë statistikore se jetesa më e mirë është në vendet nordike dhe në sytë e tij pash një entuziazëm të pa shoq që nesër edhe ai të bëhet një prej atyre që do të jetojë në viset nordike, unë dua që djali im të ngelet këtu, të rritet këtu, të zhvillohet këtu, të kontribojë dhe të jetojë në këtë vend!
Andaj, është koha që ne të gjithë të fokusohemi në rrugën e qartë të suksesit dhe të ngritjes së kualitetit jetësor në vendin tonë. Të gjithë të japim më të mirën nga vetja, të bëjmë punë deri në vetë mohim, që fëmijët tanë, gjeneratat e ardhëshme të ngelin në trojet e veta dhe që prespektivën dhe ardhmërinë e tyre ta shohin në vendin e tyre.
Integrimi i vendit në Bashkimin Evropian është parësor dhe rruga e vetme për të arritur suksesin dhe prosperitetin. Integrimi në Bashkimin europian, përafrimi i standardeve dhe rritja e kualitetit jetësor do të jetë arma dhe mundësia e vetme për të ndal migrimin e fëmijëve tanë nga këto troje. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë që si shqiptarë të jemi të bashkuar rreth këtij qellimi madhor dhe sot më shumë se asnjëherë më parë i dashur dhe shumë i rrespektuar komandant dhe lider politik i shqiptarëve të Maqedonisë, duhet që të na prijsh në këtë betejë vendimtare për ne.

Related Articles

Back to top button
Close
Close