LajmeMaqedoni

Gashi: Nuk guxon të ketë qeveri pa VLEN-in

Pas zgjedhjeve Presidenciale, ku Fronti Europian ishte në epërsi me 40,000 vota dallim nga VLEN, pas publikimeve të rezultateve nga KSHZ, opozita ishte disa ditë në një heshtje ku shihej dëshprimi i tyre, derisa miku i tyre Mickovski u bëri ofertë për qeverisje, nga dje sot shohim deklarata të një pas njëshme të liderve të VLEN-it, pas Kasamit njejtë edhe Afrim Gashi sot në një pronocim për A2CNN deklaroi se Nuk guxon të ketë qeveri pa VLEN-in, shkruan Top24.

Ai në deklaratën e tijë ishte i bindur se VLEN do të jetë në qeveri dhe se nuk guxon të ketë qeverisje pa ata, siç duket miku i tyre Mickovski u paska garantuar qeverisjen që paskan fituar kaq vetëbesim.

Ai poashtu flet se shumica e shqiptarëve e duan ndryshimin, pasi shifet rezultati i zgjedhjeve Presidencijale.

Rikujtojmë dhe një herë se dallimi ishte 40,000 vota, dhe liderët të cilët udhëheqin edhe komuna kishin humbur edhe komunat e tyre, duke filluar nga Zhelina, Tetova , dhe Gostivar ku Taravari në deklaratat e tijë gjatë kampanjës deklaronte se nuk do ta pranonte fioren po që se dallimi nuk është mbi 7000 vota, e dallimi ishte 70 vota.Top24

 

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close