
Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani përmes një postimi ka zgjedhur që të uroj të gjithë besimtarët Islam për agjërimin e muajt të ramazanit duke shënuar se tanimë drita e agjërimit është në fytyrën e njeriut, Hallall dhe ndjesë ndaj të gjithëve që kemi gabuar në këtë muaj. Allahu na pranoftë agjërimin e këtij Ramazani , shkruan Limani përcjellë Top24
Njeriu në ditën e parë të Ramazanit mbjell një farë në brendësinë e tij. Në ditën e tretë ajo farë “agjërimi” bëhet filiz, në ditën e dhjetë shndërrohet në një fidan me rrënjë dhe trup, pastaj shtrin degët. Në ditën e njëzetë dalin gjethet nëpër degë, në ditën e 27-të ato gjethe nxjerrin lule.
Në ditën e fundit, mund të shndërrohet në një pemë ku degët i ka të mbushura me fruta, rrënjët i ka të futura thellë, ndërsa degët shtrihen në qiell.
Tashmë drita e agjërimit është në fytyrën e njeriut 
Hallall dhe ndjesë ndaj të gjithëve që kemi gabuar në këtë muaj.
Allahu na pranoftë agjërimin e këtij Ramazani 



