
Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani gjatë ditës së djeshme është shfaqur në një intervistë në Alsat-M ku ka folur për shpalljen e kandidaturës së tij si i pavarur për të kërkuar mandatin e tretë në krye të komunës në të cilën dështoi për dy mandate.
Isen Shabani, është njohur gjatë gjithë periudhës si njeri i afërt me BDI-në, pasi ai shpesh ishte parë në ahengje të ndryshme me ministrae funksionet të BDI-së. Isen Shabani ka qenë sekretar organizativ i ASH-së para se të ndahej ndërsa pas ndarjes së ASH-së në dy pjesë ai u zgjodh nënkryetarë i krahut të Ziadin Selës. Në Janar të vitit 2025 Shabani është pyetur për një takim të tij me Arben Taravarin sidhe për mundësinë e braktisjes së Ziadin Selës ai para mbështetësve në Gostivar theksoi se nuk e ka tradhtuar dhe se nuk do ta tradhtoj Ziadin Selën.
Por disa muaj më vonë mes dëshprimit për të fituar një kandidatur për herë të tretë ai filloi i pari lëvizjet e tij duke shpallur kandidaturën e tij si i pavarur dhe duke realizuar edhe një takim me kreun e ASH-së, Arben Taravari.
Shabani nuk i mjaftua me kaq! Ai në emisionin e djeshëm në Alsat filloi të lavdëroj VLEN-in si shumë demokratik edhe pse në fakt VLEN tani më jozyrtarisht edhe ka përfunduar. Mes këtij dëshprimi dhe i vetëm për të kërkuar një mandat të tretë ai sot u braktis edhe nga miqtë e tij dega e ASH-Sela në komunën e Vrapçishtit të cilët u distancuan nga qëndrimet e Isen Shabanit.
Nëse më 6 Prill, kuvendi i ASH-Taravari vendos që të vazhdoj e vetme në zgjedhje përshkak të pakënaqësive brenda VLEN-it atëher Isen Shabani do të jetë ish-kryetari i komunës së Vrapçishtit.



