
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Valbon Limani, ka shpallur fitoren në Komunën e Gostivarit pas përfundimit të procesit të numërimit të votave. Sipas rezultateve, Limani ka siguruar 64 për qind të votave, duke triumfuar ndaj kundërkandidatit të tij, Nevzat Bejta nga lista e VLEN-it, me një diferencë të theksuar prej 2 me 1.
Në deklaratën e tij për mediat, Limani ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e treguar, duke theksuar se ky rezultat përfaqëson një përgjegjësi shtesë për të punuar me përkushtim, transparencë dhe angazhim maksimal në drejtim të zhvillimit të komunës.
“Mbështetja e qytetarëve më bën jashtëzakonisht të lumtur dhe njëkohësisht na obligon të realizojmë projektet që ata presin dhe meritojnë,” ka deklaruar Limani.



