
Isen Shabani ka shpallur fitoren në zgjedhjet lokale në Komunën e Vrapçishtit, duke theksuar se rezultati është i qartë dhe i pakontestueshëm.shkruan Top24
“Sot jemi këtu për të dëshmuar fitoren në Komunën e Vrapçishtit. Rezultati ynë është i pastër dhe bindës. Sipas numërimit paraprak, jemi përpara me rreth 3.000 vota,” deklaroi Shabani para mediave.
Ai falënderoi aktivistët dhe strukturat politike të Aleancës Kombëtare për Integrim për angazhimin maksimal gjatë gjithë fushatës.
“Dua të shpreh mirënjohje të veçantë për aktivin politik të Aleancës Kombëtare për Integrim, të cilët na kanë mbështetur pa rezervë 24 orë në 7 ditë,” u shpreh Shabani. Po ashtu, ai falënderoi edhe liderët e partisë për mbështetjen e vazhdueshme.
“Falënderim i veçantë shkon për liderët tanë, zotin Arben Taravari dhe zotin Ali Ahmeti, të cilët na kanë qëndruar pranë maksimalisht në këtë garë,” shtoi Shabani.
Në fund, ai theksoi se kjo fitore është dëshmi e besimit të qytetarëve dhe premtoi se do të punojë në interes të gjithë banorëve të komunës.shkruan Top24



