LajmeRajonShendetiTopLajm

Vaksinimi do të bëhet edhe gjatë fundjavës – nëpër qendra janë mbi 150 mijë doza të vaksinave anti-COVID

Nga fundjava e ardhshme pritet që të intensifikohet puna e ekipeve të vaksinimit nëpër Qendrat e Vaksinimit antiCOVID në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur gjatë konferencës për medie, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Vitia ka bërë të ditur edhe numrin e vaksinave që gjenden për momentin nëpër qendrat e vaksinimit.

“Në qendrat e vaksinimit aktualisht janë 108 mijë e 850 doza Pfizer, dhe 46 mijë e 947 doza Astrazeneca”, tha Vitia gjatë konferencës për medie.

Vitia tutje shtoi se në fillim të javës tjetër pritet të vijnë edhe pjesa tjetër e vaksinave Pfizer përmes COVAX nga donacioni i SHBA-ve prej 500 mijë dozave, dhe mbi 200 mijë doza nga kontrata bilaterale që kemi me Pfizer.

Ministri shtoi se ekipet e vaksinimit do të intensifikojnë punën edhe gjatë vikendit filluar nga java e ardhshme.

“Ekipet e vaksinimit do të intesifikojnë punën dhe do të vazhdojnë punën edhe gjatë vikendit filluar nga vikendi i ardhshëm, pra jo nga ky vikend, por nga vikendi i ardhshëm. Ju bëj thirrje qytetarëce që të caktojnë termin për vaksinim”, tha Vitia.

Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka bërë të ditur se janë hequr nga administrimi mbi 133 mijë vaksina AstraZeneca pas skadimit të afatit, vaksina këto të cilat ishin donacion nga Norvegjia.

Related Articles

Back to top button
Close
Close