RajonTopLajm

Vaksinat Pfizer mbërrijnë sot në Shqipëri, Rama: Do të vijnë më pak se sa prisnim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se sot do të mbërrijnë dozat e vaksinës Pfizer kundër COVID-19.

Rama ndër të tjera ka zbuluar se dozat do të jenë më pak sesa ato që ishin porositur, por sipas tij më e rëndësishme është që të fillojë faza e dytë e vaksinimit në Shqipëri.

“Sot, do të vijnë doza më pak sesa ato që ishin porositur, por e rëndësishme është që fillon vaksinimi i dytë”, tha Rama para gazetarëve, pas përfundimi të mbledhjes me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se pritet të arrihet një marrëveshje edhe me AstraZenecan.

“Nuk jemi as në dorë të mekanizmit të COVAX që dhe aty problemi është i jashtëzakonshëm, kanë filluar kërcënimet për hedhjen në gjyq për kompanitë në vende të mëdha të BE, ne kemi një mbështetje në kohë pasi dozat e para të Pfizer do të vijnë në javën e tretë të janarit dhe sipas konfirmimit, dozat e para vijnë sot në darkë dhe do të vazhdojnë me faza ndërkohë që jemi shumë afër me një marrëveshje përfundimtare me AstraZenecan, ndërkohë që vazhdojmë kontaktet me tre shtete, jemi në rrugë të mbarë. Skenari i parë i vaksinimit brenda 14 muajsh nuk ka rënë akoma, pavarësisht vonesave. Do të vazhdojmë me mjekët dhe infermierët dhe paralelisht do të vazhdojmë dhe me të moshuarit”, përfundoi Rama.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close