LajmeSport

Pier Gasli pozitiv me Covid-19, hyn në izolim

Piloti francez Pier Gasli, që garon në Formula 1 me makinën Alfa Tauri, ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ai lajmin e ka dhënë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shtuar se ndihet mirë. “Përshendetje të gjithëve, uroj të jeni të gjithë mirë dhe të sigurtë. Dua të ndaj me ju lajmin se kam rezultuar pozitiv me Covid-19.  Kam informuar këdo që ka qenë në kontakt me mua ditët e fundit. Jam izoluar menjëherë dhe po ndjek procedurat e sigurisë që kanë vendosur autoritetet shëndetësore. Do të vijoj stërvitjen në shtëpi gjatë kësaj kohe që jam në karantinë”, ka shkruar Gasli. Ndryshe Gasli është piloti i 6-të në Formula 1 që infetkohet me Covid-19.

Related Articles

Back to top button
Close
Close