BotaLajmeTopLajm

Vaksina ruse për COVID-19 do të prodhohet në Itali

Kompania Adienne Pharma & Biotech me qendër në Zvicër do të prodhojë vaksinën e koronavirusit të ri (COVID-19) Sputnik V të Rusisë në Itali, duke shënuar marrëveshjen e parë evropiane të prodhimit për vaksinën ruse.

Duke cituar Odën e Tregtisë Italo-Ruse, agjencia italiane e lajmeve Adnkronos tha se kompania dhe Fondi rus i Investimeve të Drejtpërdrejta (RDIF) kanë nënshkruar një marrëveshje në këtë drejtim.

Sipas marrëveshjes, kompania do të jetë në gjendje të fillojë prodhimin në korrik dhe të prodhojë 10 milionë doza deri në fund të vitit 2021.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian (BE), më 4 mars njoftoi se kanë filluar shqyrtimin e vaksinës Sputnik V. /AA./

Related Articles

Back to top button
Close
Close