BotaTopLajm

Vaksina BioNTech/Pfizer 100% efektive tek të rinjtë

Vaksina e zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe kompania bioteknologjike gjermane BioNTech kundër koronavirusit të ri (COVID-19) njoftohet se është plotësisht efektive në parandalimin e infektimit tek të rinjtë e moshës 12 deri në 15-vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Pfizer dhe BioNTech thuhet se vaksina në punimet e fazës 3 të zhvilluara tek mbi 2.260 të rinj në SHBA ka qenë efektive 100 për qind dhe se ka shfaqur reagim të fortë antitrupash.

Më tej në deklaratë përmenden edhe qëndrimet e drejtuesit të lartë (CEO) dhe partnerit themelues të BioNTech, Prof. Dr. Uğur Şahin, i cili ka theksuar se rezultatet që tregojnë mbrojtje të lartë për të rinjtë janë shumë “inkurajuese” duke pasur parasysh tendencat e fundit në përhapjen e variantit “B.1.1.7” që është shfaqur në Britani.

Ndërkohë, edhe kreu i Pfizer, Albert Bourla, duke deklaruar se në javët e ardhshme kanë planifikuar të marrin miratimin e përdorimit emergjent nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të tregtuar vaksinën për të rinjtë, ai shtoi se shpreson që vaksinimi të fillojë përpara vitit të ardhshëm shkollor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close