BotaLajmeTopLajm

Vaksina AstraZeneca pritet të miratohet të enjten

Vaksina e zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit është 95% efektive, si ato të miratuara tashmë nga Pfizer dhe Moderna dhe është në gjendje të eliminojë 100%” simptomat e rënda që çojnë në shtrime në spital për Covid-19. Ky konfirmim është dhënë nga shefi i AstraZeneca Pascal Soriot për Sunday Times.

Vaksina e koronavirusit e zhvilluar nga Universiteti i Oxfordit dhe Astra Zeneca pritet të marrë miratimin këtë javë, pasi kreu i gjigantit të barnave tha se është efektive kundër llojit të ri të koronavirusit, që është shumë i transmetueshëm.

Zyrtarë të lartë të qeverisë presin që vëzhguesi i barnave të japë dritën jeshile përpara së enjtes, ndërsa shpërndarja e saj duhet të bëhet duke filluar nga 4 janari, për të përshpejtuar sigurimin e vaksinimit për 15 milionë njerëz që mund të përfundojnë në spital nëse infektohen me virusin.

Shefi ekzekutiv i Astra Zeneca, Pascal Soriot, zbuloi se të dhënat e reja do të tregojnë se vaksina është po aq efektive sa Pfizer dhe Moderna që janë miratuar tashmë, duke mbrojtur 95% të pacientëve dhe është “100% efektive” në parandalimin e sëmundjeve të rënda që kërkojnë trajtim spitalor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close