BotaLajme

Pas problemeve me transportin, “Pfizer” riplanifikon dërgesat e vaksinave në BE

Dorëzimi i qindra mijëra dozave të vaksinës koronavirus Pfizer/BioNTech, në Bashkimin Evropian, është vonuar për shkak të një “çështje të vogël logjistike”, tha Pfizer për CNN, të hënën.

“Ne kemi riplanifikuar një numër të kufizuar të dërgesave tona. Çështja logjistike është zgjidhur”, tha Pfizer në një deklaratë.

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës deklaroi se kishte pritur të merrte edhe 350 000 doza të tjera të vaksinës të hënën, por konfirmoi që dërgesa është vonuar për shkak të një problemi të hasur “në ngarkim dhe transport.”

“Dorëzimi i vaksinave do të vonohet disa orë dhe do të arrijë në Spanjë të martën, 29 dhjetor”, tha Ministria e Shëndetësisë spanjolle në një deklaratë.

Transporti i vaksinës së sapozhvilluar Pfizer/BioNTech të koronavirusit ka rezultuar të jetë një sfidë kryesore logjistike, pasi vaksina duhet të ruhet në -70 gradë Celsius, ndërsa është në tranzit./A2NEWS

Related Articles

Back to top button
Close
Close