KurioziteteLajme

Vajza 3 vjeçe bie nga ballkoni i katit 12-të… e shpëton shoferi i kamionit/ Videoja që do ju mbajë frymën

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në në Hanoi të Vietnamit  ku një 3-vjeçare ka rënë nga kati i 12-të i pallatit.

Fatmirësisht në vendin e ngjarjes në ato momente ishte gjendur një shofer i cili i ka shpëtuar jetën 3-vjeçares.

Gjithçka ndodhi të dielën pasdite (1 mars)  ku Nguyen Ngoc Manh, ishte duke pritur brenda makinës së tij për të kryer një dërgesë  dhe në ato momente dëgjoi një fëmijë duke qarë.

Një grua filloi të bërtiste kështu ai nxori kokën nga dritarja për të parë se çfarë po ndodhte.

“E pashë atë që qëndronte në ballkon“- tha ai.

Burri doli menjëherë nga makina e tij dhe u ngjit në një ndërtesë aty pranë, për të qenë më afër në rast se ajo do të binte.

“U ngjita në një çati prej dy metrash për të marrë një pozicion të duhur”– shton ai.

Duke qëndruar në një çati metalike që përdorej për të ruajtur gjeneratorët ai u hodh përpara për ta kapur atë.

“Për fat të mirë, fëmija ra në prehrin tim”

Vogëlushja menjëherë u dërgua në spitalin e fëmijëve dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas mjekëve ajo kishte ndrydhur krahun, por nuk ka pësuar dëmtime të tjera.

Related Articles

Back to top button
Close
Close