BotaLajme

Franca ndryshon qëndrim për vaksinën AstraZeneca

Qeveria franceze thotë se të moshuarit me sëmundje bashkëshoqëruese mund ta marrin tashmë vaksinën anti-Covid të AstraZeneca, duke rishikuar kështu qëndrimin e saj mbi këtë çështje.

“Personat e prekur me sëmundje bashkëshoqëruese mund të vaksinohen me AstraZeneca, përfshirë ata të moshave 65 deri në 74 vjeç“, tha ministri francez i Shëndetësisë.

Muajin e shkuar, Franca aprovoi përdorimin e kësaj vaksine vetëm nën moshën 65 vjeç, me arsyetimin se nuk kishte të dhëna të mjaftueshme për përdorimin e saj tek më të mëdha.

Por që prej asaj kohe, studime kanë treguar se kjo vaksinë është tepër efektive në mesin e të moshuarve.

Vaksina e Oxford AstraZeneca po përdoret gjerësisht në Mbretërinë e Bashkuar, por disa shtetet anëtarë të Bashkimit Europian vijojnë ta limitojnë injektimin e saj vetëm nën moshën 65 vjeç, përfshirë këtu edhe Gjermaninë.

Rregullatori Bashkimit Europian e ka aprovuar atë për përdorim tek të gjithë, por është në dorën e gjithësecilit shtet për të përcaktuar rregullat e tij.

Të hënën ishte Kanadaja ajo që këshilloi përdorimin e AstraZeneca vetëm tek personat nën 65 vjeç, me arsyetimin se të dhënat klinike për grupmoshën mbi 65 vjeç ishin të limituara./tvklan.al

LIVE
2
1 Share
Like

Comment
Share

Comments

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close