BotaLajme

Ushtrimet “Efes 24” në Izmir të Turqisë, fotografi të ushtarëve të Kosovës nga trajnimi

Forca e Sigurisë së Kosovës ka publikuar fotografi nga ushtrimet “Efes 24” që po mbahen në Izmir të Turqisë.

FSK njofton se kontingjenti i FSK-së po tregon përgatitje të lartë profesionale gjatë realizimit të ushtrimit ndërkombëtar.

“FSK po tregon suksese në ushtrimin ‘Efes 24’ Kontingjenti i FSK-së, po tregon përgatitje të lartë profesionale gjatë realizimit të ushtrimit ndërkombëtar ‘Efes 24’ në Izmir të Republikës së Turqisë”, thuhet në njoftim.

“Ushtrimi përfshinë grupe misionesh, ku pjesëmarrësit veprojnë si pjesë e një Task Force të Përbashkët të Kombinuar (CJTF), dhe objektivi kryesor i ushtrimit është shkëmbimi i ekspertizës ushtarake, përmirësimi i ndërveprimit dhe mirëkuptimit midis vendeve partnere dhe agjencive që janë pjesë e ushtrimit.

Kontingjenti i FSK-së ka arritur të realizoi me sukses objektivat e trajnimit të cilat ishin të planifikuara për fazën e parë, për të vazhduar kështu me fazën e dytë ku parashihen operacione më të ndërlikuara  me forcat ajrore dhe në bashkëveprim me forcat Komando Turke”, thuhet tutje në njoftimin e FSK-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close