LajmeShowbiz

Urimi emocionues i Kejsit për ditëlindjen e Stresit

Arkimed Lushaj, më i njohur si Stresi, sot feston një përvjetor të veçantë, duke mbushur 40 vjet jetë. Ky moment ka sjellë një mori urimesh nga miqtë dhe kolegët e tij, por një urim i veçantë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Kejsi, ish-partnerja e tij, ka zgjedhur të shprehë ndjenjat e saj përmes një videoje të publikuar në Instastory. Ajo ka ndarë fjalë të ngrohta dhe emocionuese, duke dëshmuar se pavarësisht ndarjes, mes tyre vazhdon të ekzistojë një respekt i thellë dhe dashuri e sinqertë.

Me një ton humoristik, Kejsi ka nisur mesazhin e saj duke kujtuar momentet e kaluara dhe mesazhet e shumta që ka marrë nga Stresi. Ajo e ka përfunduar me një premtim të fortë se do të jetë gjithmonë një mbështetje për të, pavarësisht distancës që i ndan.

“Gëzuar ditëlindjen! Po ta dërgoj këtë mesazh për të të uruar ditëlindjen. Besoj se ta kam bërë borxh se sa mesazhe m’ke dërguar ti mua. Dua të të uroj gjithë të mirat. Vitet kalojnë, gjërat ndryshojnë, por një gjë që do të mbetet gjithmonë e njëjtë është se unë gjithmonë do të jem pranë teje,” shprehet Kejsi në videon e saj.

Pas kësaj, ajo ka theksuar se gëzohet për çdo arritje të Stresit, duke i uruar që ky vit i rëndësishëm t’i realizojë të gjitha dëshirat që ai ka në zemër. Fjalët e saj janë një dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme që i ofron atij.

“Të dëshiroj gjithçka të mirë që kjo botë ka për të ofruar dhe uroj që ky vit t’i plotësojë të gjitha ëndrrat dhe dëshirat që ke. Vazhdo përpara si gjithmonë. Jam shumë, shumë e lumtur kur shoh që je i lumtur, që ke suksese, dhe shpresoj që ky vit të të sjellë vetëm të mira. Të jesh i lumtur dhe ta shijosh ditëlindjen tënde. Bëfsh qejf sot dhe në çdo ditë që vjen më pas,” përfundoi ajo.

Edhe pse Stresi dhe Kejsi kanë ndarë rrugët për një kohë të gjatë, ata kanë treguar se mbeten mbështetës të mëdhenj për njëri-tjetrin. Ky urim i veçantë është një dëshmi e lidhjes së tyre të vazhdueshme, që tejkalon çdo ndarje.

00:00
00:00
01:00

Related Articles

Back to top button
Close
Close