
Të enjten ishte përvjetori i 27’të i operacionit ‘Stuhia’ të ushtrisë kroate që çliroi pjesët e okupuara nga forcat serbe në Kroaci që afroi fundin e luftës mes ish republikave jugosllave. Organizatat politike e kryeministrit malazias Abazovic e përkujtoi atë duke e vajtuar suksesin e saj, transmeton Gazeta Metro.
Të enjten në konton e nismës Ura ishte përkujtuar operacioni ushtarak Oluja nga organizimi politik që i prin Dritan Abazovic, që ishte përfshirë në një kontroversë në përkujtimin e Masakrës së Srebrenicës këtë verë ku kishte relativizuar atë duke tentuar të anashkalojë kryesit e krimit çnjerëzor. Ai kishte kërkuar falje por qëndrimi i tij nxiti reagime të ashpra ndaj tij si një lajkatar ndaj qeverisë serbe të Vucic.
I ngjasonte fjalimit të Abazovic edhe shkrimi i Ura për ‘Oluja’ të enjten duke theksuar ‘viktimat pafajshme’ dhe politikat që nxisin urrejtje e tensione nacionale për konflikte të reja.
Konflikt e tension po nxiste në të njëjtën kohë presidenti serb Aleksandar Vucic, kur pikërisht dëshironte të vizitonte Kroacinë në përvjetorin e Oluja, për të nderuar viktimat serbe në kampin e përqendrimit të Luftës së Dytë Botërore në Jasenovac në Kroaci.
Kjo nuk u lejua nga autoritetet kroate që e konsideronin provokim të panevojshëm. Tërë muaji i gushtit zyrtarë serbë dhe mediat pro-Vucic kanë nisur fushatë anti-Kroaci, duke kritikuar serbët që pushojnë në plazhet kroate madje.
Komunikata e Nismës Qytetare URA për operacionin ‘Oluja’ nuk është e habitshme pasi është në konsistencë me faktin se kryeministri Abazovic po merr rolin e servilit të presidentit serb Aleksandar Vucic, ka thënë analisti politik kroat Davor Genero për Gradska Televizija. Sipas tij, URA më nuk i takon korpusit të partive të blerta evropiane, por punon për interesat e regjimeve në Beograd dhe Moskë.
Kryeministri malazias Abazovic është kritikuar ashpër në Mal të Zi edhe për nënshkrimin tinëz të marrëveshjes themelore me Kishën Ortodokse Serbe me 3 gusht këtë javë, ujdi kjo që kontestohet si nga spektri politik por edhe shoqëria civile në Mal të Zi. Me 19 gusht është organizuar seancë e Kuvendit të Malit të Zi ku do të votohet mosbesimi ndaj qeverisë së Abazovic, propozim nga partia e presidentit malazias Milo Djukanovic që e kishte mbështetur kabinetin e Abazovic deri nënshkrimin e kësja marrëveshje me kishën serbe.



