LajmeRajonTopLajm

Djegia e pyeve në Preshevë, reagon ish kryetari Ragmi Mustafa

Tymi nga djegia e pyeve në luginën e Preshevës respektivisht malin e Corroticës ka mbuluar edhe fshatrat e Kumnaovës e lëre më luginën e Preshevës, shkruan Top24.

Kjo ka bërë që ish kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa njëherit kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare të reagoj me një postim në profilin e tij në FB ku shkruan:
Çfarë po ndodh në malin e Corroticës?
Ndezja e zjarrit dhe djegia e qëllimshme e pyjeve, arave dhe hapësirave të tjera rrezikon qytetarët dhe shëndetin e tyre, pasi tymi është jashtëzakonisht i dëmshëm. Po ashtu, djegia dhe prerja e pyjeve shkaktojnë erozion si dhe i kontribuojnë problematikës së ngrohjes globale. Andaj, assesi mos u bëni shkatar të ndotjes dhe dëmtimit të natyrës.
Po ashtu, ju bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin masa për parandalimin e menjëhershëm të kësaj dukurie negative dhe në asnjë mënyrë të mos arsyetohen vetëm me shuarjen e zjarrit si zgjidhje për këtë situatë alarmante

Related Articles

Back to top button
Close
Close