KulturëLajmeMaqedoni

UNESKO, Ohri shpëton edhe për dy vjet! Për aq kohë duhet të plotësohen rekomandimet e dhëna

Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s ,pas debateve të shumta, vendosi që rajoni i Ohrit dhe Shqipëria të kenë mundësinë për të ruajtur statusin e tyre edhe për dy vjet.

U tha se duhet të plotësohen rekomandimet e dhëna nga UNESKO në mënyrë që pas dy vjetëve të shmanget vendosja e rajonit të Ohrit në listën e zezë “Pasuri kulturore dhe natyrore botërore në rrezik”.

Naser Nuredini, Ministër i Ambientit jetësor u shpreh falënderues për miratimin e amendamentit të propozuar i cili jep  një periudhë shtesë për përfundimin e punës së filluar dhe zbatimin e plotë të rekomandimeve të marra.

“Jemi të kënaqur që Liqeni i Ohrit dhe rajoni do të kenë mundësinë për të ruajtur statusin e tyre dhe në afatin e dhënë shtesë do të kemi kohë për të përfunduar mbrojtjen e kësaj trashëgimie të mahnitshme natyrore dhe kulturore botërore. Megjithatë, kjo nënkupton përgjegjësi shtesë, andaj tani është koha që me të vërtetë të punojmë të gjithë së bashku dhe të sigurohemi se nuk do të gjendemi në një situatë si kjo në të ardhmen. Prandaj, i ftoj të gjithë palët, sektorin privat, vetëqeverisjen lokale, të gjitha organizatat e shoqërisë civile, të bashkëpunojnë dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e liqenit dhe të gjithë rajonit”, u shpreh Naser Nuredini, ministër i Ambientit Jetësor.

Këtë vendim e kundërshtuan organizatat joqeveritare. Nga Organizata Ohrit SOS, thanë se komisioni po përsërit gabimin e vitit 2019 dhe se e len Ohrin nën mëshirë të fatit.

“Në vitin 2019, me vendimin tuaj për Rajonin e Ohrit, ju mundësuat dy vjet shtesë të betonizimit në brigjet e Liqenit të Ohrit, dy vjet shtesë të derdhjes së papastërtisë në ujërat e tij dhe dy vjet shtesë të akumulimit të mbeturinave në deponitë nën standarde në pellgun e  tij. Ju gjithashtu keni pranuar edhe dy vjet justifikime, vonesa, falsifikime, lajthitje dhe plane të brishta që sigurojnë mbrojtje të mjaftueshme vetëm për shfrytëzim. Në vitin 2021 e mundësuat të njëjtën”, thonë nga organizata SOS Ohër.

Konstantin Georgieski, kryetari i Komunës së Ohrit, u zotua se do të vazhdojë të punojë  intenzivisht që t’i plotësojnë të gjitha rekomandimet e dhëna nga UNESKO.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë edhe më me përgjegjësi, madje edhe më me guxim për zbatimin e rekomandimeve dhe të gjitha detyrat që na i kanë dhënë që të zbatojmë të gjitha rekomandimet e UNESKO-s .(NGJITJE) Ajo që është në kompetencën tonë si komunë është harmonizimi i planeve të detajuara urbanistike, largimi i ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Ne kemi treguar vendosmëri dhe se nuk hezitojmë në lidhje me heqjen e ndërtesave të paligjshme, kështu që ne do të vazhdojmë”, tha Konstantin Georgievski, kryetar i Komunës së Ohrit.

Maqedonisë dhe Shqipërisë i kërkohet që deri më 1 shkurt 2023 para Qendrës për trashëgimi kulturore të dorëzojnë raport të përbashkët për gjendjen e rajonit, duke përfshirë edhe raport për përparimin e arritur në zbatimin e vërejtjeve. Ditë më parë shoqata Ekologjike e Qytetarëve “Fronti 21/42” paraqiti një letër Komitetit të Trashëgimisë Botërore, mbështetur nga 18 organizata të Maqedonisë dhe 15 të Shqipërisë me një thirrje për përfshirjen e rajonit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

Related Articles

Back to top button
Close
Close