EkonomiLajmeMaqedoni

Financat publike dhe dokumentet buxhetore u vlerësuan si transparente nga DASH

Ministri i Financave, Fatmir besimi përmes profilit të tij në Fejsbuk kumtoi se Departamenti amerikan i Shtetit i ka vlerësuar si transparente financat publike dhe dokumentet buxhetore.

“Ministria e Financave publikon të dhëna për ekzekutimin e buxhetit në bazë mujore, për lëvizje të borxhit publik në mënyrë tremujore, ndërsa strategjia fiskale azhurnohet në bazë vjetore. hapat më të rëndësishëm të ndërmarrë për transparencën e financave publike janë: numëruesi fiskal, kalendari për rregullativë tatimore, aplikacioni Buxheti qytetar, portal Financa të hapura, vegla Shpenzime kapitale dhe vegla për borxh publik”, thekson Besimi.

Raportet për klimën investuese të përpunuara nga ana e Departamentit të Shtetit sigurojnë informata për klimën afariste të mbi 170 ekonomive.

Ministria e Financave dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbeten të përkushtuara në sigurimin e transparencës dhe llogaridhënies së financave publike dhe dokumenteve buxhetore”, shton Besimi.

Raporti I plotë mund të lexohet në https://www.state.gov/…/2021…/north-macedonia/.

Informata për vlerësimin e Departamentit të Shtetit është publikuar edhe në profilin zyrtar në Fejsbuk të Ministrisë së Financave.

Related Articles

Back to top button
Close
Close