BotaLajme

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Një bariste në Kiev është bërë simbol i rezistencës, pasi vazhdoi të bënte kafe pavarësisht se dyqani i saj u bombardua nga Rusia.

Mariia ishte në vendin e saj të punës në kryeqytetin e Ukrainës në mëngjesin e 25 marsit, kur ky qytet filloi të goditet nga raketat dhe dronët ukrainas.

Kamerat e sigurisë brenda dyqanit kanë kapur momentin kur nga shpërthimi i fuqishëm, dritarja thyhet dhe frigoriferi për pak sa nuk përfundon mbi të.

Por pasi e pastroi, Mariia iu rikthye punës dhe ishte e vendosur ta kryer ndërrimin, pavarësisht se një copë e madhe e xhamit i mungonte në dyqan.

Videoja është shpërndarë edhe nga politikani ukrainas Anton Gerashchenko i cili theksoi se vajza si kjo ka shumë në Ukrainë. /Telegrafi/

Related Articles

Back to top button
Close
Close