BotaLajme

Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

“Ukraina është e interesuar të forcojë lidhjet tregtare dhe ekonomike me Indinë”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Kjo deklaratë e presidentit ukrainas vjen ndërsa Ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba, ka mbërritur në New Delhi në përpjekje për të rritur dhe forcuar lidhjet me Indinë dhe homologun e tij indian, Subrahmanyam Jaishankar.

Vizita e tij vjen një javë pasi kryeministri Narendra Modi pati një bisedë telefonike me presidentin ukrainas dhe atë rus, Vladimir Putin.

Ndryshe, deri më tani India i është shmangur kritikave të Moskës për luftën në Ukrainë.

Në vend të kësaj, ajo ka theksuar nevojën për diplomaci dhe dialog për t’i dhënë fund konfliktit.

Gjithashtu, India është shprehur e gatshme për të kontribuar në arritjen e një paqeje dhe për të ofruar ndihma humanitare, pasi nën qeverisjen e Modit e ka promovuar veten si një lojtar global që mund të ndërmjetësojë luftën në Ukrainë.

Por, shteti indian edhe ka rritur angazhimet me fuqitë perëndimore si SHBA-në dhe Bashkimin Evropian.

Bëhet e ditur se Ukraina është e interesuar në forcimin e lidhjeve tregtare dhe ekonomike me Indinë, veçanërisht në eksportet bujqësore, aviacion dhe tregtinë e produkteve farmaceutike dhe industriale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close