LajmeSport

Besiktasi pret përgjigjen e Salahu-t pas ofertës përfundimtare

Mohamed Salah është pranë vendimit për të ardhmen e tij, ndërsa Besiktasi është në pritje të përgjigjes së yllit egjiptian pasi i ka paraqitur ofertën përfundimtare për kontratë.

34-vjeçar është lojtar i lirë këtë verë pas përfundimit të aventurës së tij në Liverpool, ku kaloi nëntë sezone të jashtëzakonshme. Gjatë kësaj periudhe ai zhvilloi 442 ndeshje dhe shënoi 257 gola, duke u shndërruar në një nga futbollistët më të rëndësishëm në historinë e klubit anglez.

Aktualisht, Salah po shqyrton ofertat që ka në tavolinë, ndërsa po pushon pas përfundimit të Kupës së Botës 2026 me kombëtaren e Egjiptit. Sipas raportimeve, Besiktasi mbetet destinacioni më i mundshëm për vazhdimin e karrierës së tij.

Presidenti i klubit turk, Serdal Adalı, konfirmoi se oferta përfundimtare i është dorëzuar lojtarit dhe përfaqësuesve të tij, ndërsa tani gjithçka varet nga vendimi i Salahut.

“I kemi bërë të ditur Salahut dhe agjentit të tij se presim të na njoftojnë së shpejti për vendimin e tyre. Që nga takimet e para kemi shqyrtuar çdo kërkesë për ndryshim apo përmirësim të ofertës, gjithmonë duke mbrojtur interesat e Besiktasit. Tani vendimi është në duart e lojtarit dhe presim përgjigjen e tij”, deklaroi Adalı.

Raportimet bëjnë të ditur se Besiktasi është zgjedhja e parë e Salahut në këtë fazë, megjithëse egjiptiani ka marrë edhe oferta të tjera. Mes klubeve të interesuara për të përmendet edhe skuadra amerikane Sporting Kansas City nga MLS.

Related Articles

Back to top button
Close
Close