BotaLajme

Ukrainasit rrëzojnë më shumë se një duzinë drone ruse mbi Kiev

Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 14 nga 15 dronët Shahed të lëshuar nga Rusia në hapësirën ajrore të Kievit gjatë natës së të hënës, tha të martën Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ukrainase, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Administrata ushtarake rajonale e Kievit po ashtu tha në një postim në Telegram se rënia e mbeturinave nga incidenti i vuri flakën një ndërtese.

“Si rezultat i rënies së mbeturinave të UAV-ve në lagjen Sviatoshynskyi, një zjarr shpërtheu në një ndërtesë jo-rezidenciale. Zjarri është shuar. Nuk pati viktima”, tha Shefi i administratës ushtarake, Serhii Popko.

Related Articles

Back to top button
Close
Close