EkonomiLajmeMaqedoniTopLajm

Thellohet kriza, rritje e ndjeshme e çmimeve të derivatëve nga mesnata në Maqedoni

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e çmimeve maksimale me pakicë të derivateve të naftës me mesatarisht 4,55% krahasuar me vendimin e mëparshëm të 20 korrikut.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi më 28 korrik, nga ora 00:01.

Sipas vendimit:

EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 93 denarë për litër, me rritje prej 3 denarësh.

EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 95 denarë për litër, gjithashtu me rritje prej 3 denarësh.

EURODIZEL BS (D-E V) shtrenjtohet për 4,5 denarë dhe do të kushtojë 98,5 denarë për litër.

Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për 5 denarë, duke arritur në 98 denarë për litër.

Po ashtu, rritet edhe çmimi i mazutit M-1 NS, i cili do të kushtojë 48,099 denarë për kilogram, ose 2,726 denarë më shumë se më parë.

Nga KRRE bëjnë të ditur se rritja e çmimeve është pasojë e shtrenjtimit të derivateve në tregjet botërore, ku benzinat janë rritur me 6,229%, dizeli me 7,442%, vaji ekstra i lehtë me 8,051%, ndërsa mazuti me 8,159%.

Related Articles

Back to top button
Close
Close