LajmeMaqedoniTopLajm

Uji në Tetovë sot nuk është i sigurt për pije

Uji në Tetovë aktualisht nuk është i pijshëm, kjo pasi që janë dëmtuar burimet e tija në malin Sharr për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. Mjeku Ratko Davidovski nga Instituti për Shëndet Publik (ISHP) në Tetovë rekomandon që uji të mos pihet, derisa të dilet me rezultate se cilësia e tij është përmirësuar.

Davidovski nga Instituti për Shëndet Publik potencoi se rezultatet e fundit japin shpresë se ky problem nuk do të zgjate shumë, gjegjësisht se nuk do të vije deri në ndotje mikrobiologjike. Megjithatë, ai rekomandon që aktualisht uji të mos pihet.

„Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, ka ardhur deri në çarje të burimeve në malin Sharr dhe kështu ka dëmtuar ujësjellësin e qytetit të Tetovës. Për shkak të kësaj, nuk rekomandojmë që uji të pihet, gjegjësisht rekomandojmë të shfrytëzohet ujë në shishe apo i njëjti të zihet për dhjetë minuta dhe pastaj pasi të ftohet të shfrytëzohet. Rekomandojmë të mos shfrytëzohet uji deri sa të dalim me rezultate konkrete, rezultatet e fundit na japin shpresë se nuk do të vije deri në ndotje mikrobiologjike mirëpo kjo do të jetë tranzitore” deklaroi Ratko Davidovski nga Instituti për Shëndet Publik.

Ndryshe, ditëve të fundit në rajonin e pollogut ka pasur reshje të shiut të cilat sipas ekspertëve të kësaj fushe, do të zgjatin edhe ditëve në vijim. Andaj, deri sa nga Instituti për Shëndet Publik të dalin me konfirmim se cilësia e ujit është përmirësuar, nuk rekomandohet pirja e tij.

Related Articles

Back to top button
Close
Close