BotaLajme

U bë i famshëm në TikTok duke konsumuar sasi të mëdha ushqimi, ndërron jetë 24-vjeçari

TikTokeri turk, Efekan Kultur i cili ishte bërë i famshëm për sasitë e tepërta të ushqimit që konsumonte, dha frymën e fundit në moshën 24-vjeçare. Kultur vdiq më 7 mars pas tre muajsh shtrimi në spital. Ai ishte shtruar në spital në dhjetor me probleme me lëvizjen dhe sistemin e frymëmarrjes.

 

24-vjeçari ishte bërë i famshëm në Turqi për videot mukbang në të cilat krijuesi konsumon sasi të mëdha ushqimi teksa bisedon me ndjekësit e tij. Gjendja e 24-vjeçarit dhe vështirësitë në frymëmarrje ishin të mëdha saqë ai nuk mundi të vizitonte varrin e nënës së tij, e cila vdiç një vit më parë. Së fundmi, Kultur ishte kthyer në shtëpinë e tij për të vazhduar trajtimin atje dhe aty dha frymën e fundit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close