Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ai është nisur për në Kenosha të Uiskonsinit, një qytet që është tronditur nga trazirat dhe dhuna.
Blake, 29 vjeçar ka mbetur i paralizuar.
Përfaqësuesit demokratë i kanë bërë thirrje presidentit Trump të qëndrojë larg nga Kenosha.
Trump u tha gazetarëve, para se të niste udhëtimin, se ai do të vizitojë Kenoshan për të falënderuar autoritetet e zbatimit të ligjit dhe Gardën Kombëtare “për një punë të bërë mirë”.
Ai tha se nuk e dinte nëse do të fliste me një anëtar të familjes Blake gjatë tij vizitës.
“Nuk e di akoma. Do të shohim”, tha Trump.
Guvernatori demokrat i Uiskonsinit, Tony Evers, vendosi në rrugë Gardën Kombëtare për të shuar trazirat.
Evers tha në një letër drejtuar Trumpit më 30 gusht se ai është i shqetësuar se prania e Trumpit “vetëm do të vonojë punën për të kapërcyer ndarjen dhe për të ecur përpara së bashku”.
Uiskinson është shteti kryesor i betejës në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 3 nëntor. Në këto zgjedhje Trump garon për rizgjedhje ndaj rivalit demokrat, Joe Biden.